Rinia Islame Lushnje

Në lidhje me abortin e foshnjës.

Shpërndaje me Postë Elektronike Printoje PDF

Pyetje: Cili është gjykimi në lidhje me abortin kur bëhet fjalë për një fetues të çrregullt (sakatosur). Duke ditur se çrregulimi në këtë rast është mungesa e trurit, gjë e cila do ta bënte të pamundur jetesën e foshnjës pas lindje (Allahu e di më së miri!), të paktën kështu ndodhë gjithmonë në të tilla raste. Duhet patur parasysh se në këtë rast pacientja ka lindur me ndërhyrje kirurgjikale tre herë apo më tepër. Pra, është e sigurtë se edhe këtë herë lindja do të jetë me ndërhyrje kirurgjikale (operacion) e në të tilla raste rrezikshmëria është e lartë. Nuk duhet harruar se vdekja e foshnjës është e sigurtë pas lindjes. Nëse aborti në këtë rast lejohet, a mund të më shpjegoni se deri në cilën periudhë të fetusit është i lejuar (aborti)?

argaiv1700

 

Përgjigje: Maksimumi i moshës së fetusit në të cilën kohë edhe mund të jetë i lejuar aborti kur është i domosdoshëm, është 4 mujori i parë. Nëse fetusi i plotëson 4 muaj në barkun e nënës, atëherë ai është njeri, ndërsa vrasja e njeriut nuk lejohet, i sakatosur apo i shëndetshëm qoftë. Le të qëndrojë (fëmija në barkun e nënës)! Nëse do Allahu i Madhëruar që fëmija të jetojë, ka për të jetuar, e në të kundërt, do të vdese. Dikush mundt të thotë: "Nëse do ta linim në barkun e nënës pasi që i ka plotësuar 4 muaj, rrezikohet që të vdesë me të edhe nëna e tij gjatë lindjes?"

Përgjigja e kësaj është: Nëse kështu është përcaktuar, le të ndodhë. Nëse sigurohemi plotësisht se kjo foshnjë është pa jetë në barkun e nënës, atëherë lejohet nxerrja e tij sepse në këtë rast nuk përbën vrasje. Gjithësesi përfundimi është se aborti në 4 muajt e parë të shtatzënisë është i tolerueshëm kur e kërkon nevoja. Abortimi mbasi të kenë kaluar 4 muaj është rreptësisht i ndaluar për cfarë do arsye qoftë, sepse tashmë është bërë njeri. E merrni me mend, nëse një foshnjë lind sakat; alejohet ta vrasim atë?! Sigurisht që nuk lejohet. E lemë çështjen e tij në Dorë të Allahut të Madheruar. Madje, unë po ju tregoj juve, edhe pse nuk doja të flisja hapur për këtë përpara jush! Disa doktorë përcaktuan me anë të analizave se foshnja e një gruaje shtatzënë ishte e deformuar në barkun e saj dhe se abortimi i tij ishte i domosdoshëm. Prindërit e foshnjës nuk e pranuan abortin dhe thanë; se një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur. Ishte Dëshira e Allahut të Madhëruar që shtatzënia të vazhdonte, e më pas erdhi koha e lindjes. Kur ç'të shohësh, ky fëmijë ishte më i bukur ndër vëllezërit e tjerë. I Lartësuar është Allahu. Njeriu mund të gaboj në përcaktim. Megjithatë, rregulli bazë i kësaj çështjeje është ajo që përmenda më para. Nëse i ka plotësuar 4 muaj, aborti është i ndaluar, ndërsa para kësaj s'ka problem nëse është e nevojshme.


Shkëputur nga "Udhëzime për mjekun musliman"

Përktheu: Edmond AJDINI

© all rights reserved

Hosting & Design: Albwebs.net Të gjitha te drejtat e rezervuara Ril-al.com 2010-2011.