Rinia Islame Lushnje

Thënie nga dijetarët (1)

Shpërndaje me Postë Elektronike Printoje PDF

 [1] Umer bin el Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë: “Nuk ka justifikim për askënd në humbjen që ka pësuar duke e menduar atë si drejtë  e as të drejtën e lënë duke menduar si humbje. Janë sqaruar çështjet, është vendosur argumenti dhe është shkëputur justifikimi.[1] 

argaiv1496

{Sherhu Suneh, El Berbehari}[2]

 

[2] Sufjan eth Theuri (Allahu  e mëshiroftë!) ka thënë: “Nëse ke mundësi që ta kruash kokën tënde vetëm se me ether, atëherë bëje këtë.

“El Xhamiu li ekhlaki er Raui ue Adab es Sami”

 

[3] Bishru bin el Harith ka thënë: “Islami ai është Suneti dhe Suneti është Islami.

{Sherhu Suneh, El Berbehari}

 

[4] Fudajl bin Ijad ka thënë: “Kur shoh ndonjë person prej ndjekësve të sunetit, më duket sikur po shoh ndonjë prej shokëve e të dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), ndërsa kur shoh ndonjë person prej ndjekësve të bidatit më duket sikur po shoh ndonjë person prej munafikëve.”[3]

{Sherhu Suneh, El Berbehari}

 

[5] Junus bin Ubejd ka thënë: “Është për t’u çuditur me atë që fton sot në sunet, por çudi më e madhe se kjo është ajo e atij që i përgjigjet sunetit dhe e pranon atë.”

{Sherhu Suneh, El Berbehari}

 

[6] Ishte Ibën Aun që në momentet e fundit të jetës, në momentet e vdekjes thoshte: “Suneti, Suneti dhe ruhuni prej bidateve”. E tha këtë gjë derisa vdiq. 

{Sherhu Suneh, El Berbehari}

 

[7] Ahmed bin Hanbel ka thënë: Vdiq një prej shokëve të mi dhe e panë në ëndërr, e ai tha: I thoni Ebu Abdullahut (imam Ahmedit); “Kapu fort pas sunetit, sepse gjëja  e parë për të cilën Allahu më pyeti ishte suneti.”

{Sherhu Suneh, El Berbehari}

 

[8] Ebu el Alijeh ka thënë: “Kush vdes duke qenë në sunet dhe duke mos u bërë e qartë ndonjë gjë që e kundërshton atë, ai është i sinqertë.”

{Sherhu Suneh, El Berbehari}

 

 

[9] Kanë thënë: “Të kapurit pas sunetit është shpëtim.”[4]

{Sherhu Suneh, El Berbehari}

 

[10] Malik bin Enes ka thënë: “Kush kapet fort pas sunetit dhe shokët e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) janë të qetë prej gjuhës së tij, dhe vdes në këtë gjendje, ai ka për të qenë me profetët, besnikët, dëshmorët dhe vepërmirët edhe nëse në punët e tij ka mangësi.”[5]

{Sherhu Suneh, El Berbehari}

 

 

[11] Abdullah bin el Mubarek ka thënë: “Baza e shtatëdhjetë e dy grupeve të pasuesve te epshit janë katër, e nga këto të katërta degëzohen këto shtatëdhjetë e dy, e këto janë: Kaderijet, murxhiet, shiat dhe havarixhët.”

{Sherhu Suneh, El Berbehari}


[12] Haseni ka thënë: “Njeriu i mençur nuk polemizon dhe nuk llaston. Ai e përhap urtësinë e tij, e nëse ajo gjen vend dhe pranohet, ai falënderon Allahun dhe nëse refuzohet, përsëri falënderon Allahun.”

{Sherhu Suneh, El Berbehari}

 

[13] Një person e pyeti Umerin dhe i tha: Cfarë është me qëllim: “(Dhe pasha) erërat që fryejnë fortë?” Tha: “Sikur të ishe kokërruajtur (prej havarixhëve), do të kisha prerë kokën.

{Sherhu Suneh, El Berbehari}

 

[14] Junus bin Ubejbi vërejti birin e tij që doli prej një personi i cili ishte pasues i epshit, dhe i tha atij: O biri im, prej nga erdhe? Tha: Nga filani.[6] Tha: “O biri im, sikur unë të shoh ty që të dalësh prej shtëpisë hermafrodit[7] është me e dashur për mua sesa të shoh ty që të dalësh prej shtëpisë së filanit. Sikur ta takosh Allahun, o biri im, duke qenë se ke bërë imoralitet, hajdut, i prishur dhe tradhtar është më e dashur për mua sesa ta takosh Atë duke qenë me fjalën e filanit apo filanit.”

{Sherhu Suneh, El Berbehari}

 

[15] Sufjan eth Theuri ka thënë: “Kush dëgjon me veshët e tij pasuesin i bidatit ai ka dalur prej mbrojtjes së Allahut dhe është lënë në të” d.m.th. te bidati.

{Sherhu Suneh, El Berbehari}

 

[16] Daud bin Ebi Hindi ka thënë: “Allahu i Lartmadhëruar i shpalli Musait birit të Imranit: Mos qëndro me pasuesit e bidateve, sepse qëndrimi me ta do të ngjall dyshim në zemrën tënde prej asaj që thonë, ndërsa Unë do të hedh në zjarrin e xhehenemit.”[8]

{Sherhu Suneh, El Berbehari}

 

[17] Fudajl bin Ijad ka thënë: “Kush ulet me ndjekësin e bidatit nuk ka për t’iu dhënë urtësia.”[9] 

{Sherhu Suneh, El Berbehari}

 

 

[18] Fudajl bin Ijad ka thënë: “Mos u ul me ndjekësin e bidatit, sepse frikësohem se mbi ty do të zbres mallkimi.”[10] 

{Sherhu Suneh, El Berbehari}

 

 

[19] Fudajl bin Ijad ka thënë: “Kush e do ndjekësin e bidatit, Allahu ia ka shkatërruar punën atij dhe ia ka nxjerr dritën e islamit nga zemra.[11]

{Sherhu Suneh, El Berbehari}

 

[20] Fudajl bin Ijad ka thënë: “Kur të shohësh ndjekësin e bidatit në rrugë, atëherë merr rrugë tjetër nga ajo ku kalon ai.”[12]

{Sherhu Suneh, El Berbehari}

 

[21] Fudajl bin Ijad ka thënë: “Kush e madhëron (lavdëron dhe nderon) bidatçiun vetëm se ka ndihmuar në shkatërrimin e islamit. Kush buzëqesh në fytyrë të bidatçiut ka nënçmuar atë që Allahu i Lartmadhëruar ia shpalli Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Kush e marton të shtrenjtën e tij me një bidatçi ai i ka ndërprerë lidhjet familjare me të. E kush përçjell xhenazen e ndonjë bidatçiu, ai ka për të qenë në zemërimin e Allahut derisa të kthehet.

{Sherhu Suneh, El Berbehari}

 

[22] Fudajl bin Ijad ka thënë: “Kush ulet me ndjekësin e bidatit ka për të trashëguar verbëri.”[13] 

{Sherhu Suneh, El Berbehari}

 

 

[23] Fudajl bin Ijad ka thënë: “Unë ha me një çifut dhe të krishter dhe nuk ha me një bidatçi. Dëshiroj që ndërmjet meje dhe ndjekësit të bidatit të jetë një mburojë (pengesë) prej hekuri.”[14] 

{Sherhu Suneh, El Berbehari}

 

[24] Fudajl bin Ijad ka thënë: “Kur Allahu e di se personi e urren ndjekësin e bidatit, Ai e fal atë edhe nëse puna e tij është e pakët.”[15]

{Sherhu Suneh, El Berbehari}

 

[25] Ibën Ujejneh ka thënë: “Kush flet në lidhje me shokët e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) qoftë edhe një fjalë të vetme, atëherë ai është pasues i epshit.”

{Sherhu Suneh, El Berbehari}

 

 

[26] Tu’metu bin Amir dhe Sufjan bin Ujejneh kanë thënë: “Kush qëndron vetëm tek Uthmani dhe Aliu (duke mohuar hilafetin e Ebu Bekrit dhe Umerit), ai është shijit që nuk konsiderohet i drejtë (nuk i pranohet hadithi dhe fjala që transmeton), nuk i flitet dhe nuk i bëhet shoqëri. Kurse ata që i japin përparësi Aliut ndaj Uthmanit, janë rafidij dhe kanë refuzuar urdhwrin e shokëve të të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).”

{Sherhu Suneh, El Berbehari}

 

[27] Ebu Ali el Fudajl bin Ijad (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: "Mos të të frikësojë rruga e drejtë për shkak të numrit të pakët të pasuesve të saj dhe mos u mashtro nga numri i madh i të shkatërruarëve!"

{Salatu et Terauih, shejh Albanit}

 

[28] Na ka lajmëruar Ahmed bin Kamil se ka thënë; Na ka larmëruar El Husejn bin Muhamed et Taberiu; Na ka lajmëruar Merdevejh es Saigu se ka thënë: Kam dëgjuar Fudejlin që të thotë: “Sikur të kisha unë një lutje e cila do më plotësohej nuk do ta bëja atë vetëm se për sulltanin.” Atij i thanë: O  Ali, na e shpjego pak këtë. Tha: Nëse unë e bëj atë (lutjen) vetëm për veten time, atëherë ajo do më bëj vetëm mua dobi, por nëse unë e bëj atë për sulltanin, ai do përmisohet, kurse me përmisimin e tij përmisohen njerëzit dhe vendet.

{Sherhu Suneh, El Berbehari}

 

[29] “Shembulli i bidatçinjëve është si shembulli i akrepit, i cili e fsheh kokën dhe trupin në dhe’ kurse lë jashtë vetëm bishtin e tij, e kur t’i jepet mundësia ai të kafshon. Po kështu është puna edhe me bidatçinjtë, ata qëndrojnë të fshehur në mes të njerëzve dhe sapo t’u jepet mundësia e shfaqin atë që duan.”

 

{Imam El Berbehari}

 

[30] Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë:  “Të mjerët ju nëse shkruani nga pasuesit e epsheve qoftë ajo e pakët apo e shumtë, por ju këshilloj që të pasoni ndjekësit e ethereve dhe sunetit.

{Sira Ealam en Nubuleh 10/319}

 

[31] Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Es Selefu es Salih (të parët tanë të mirë) përmbledh tre brezat e artë për të cilët i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka dëshmuar për ta në hadithin i cili është mutefekun alejhi, por mbi të gjitha ai arrin gradën mutevatir për shkak të rrugëve të shumta të tij në dy “Sahihat” dhe në librat e tjerë të cilin e kanë transmetuar një grup i madh prej sahabëve se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Njerëzit më të mirë jaën brezi im, pastaj ata të cilët vijnë pas tyre e pastaj ata të cilët vijnë më pas.”[16]

{Silsiletu el huda uen nur}


[32] Shejh Mukbili (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Sikur ne ta lënim dijen e xherhit dhe tadilit, fjalët e bidatçinjve do të ishin njësoj si fjalët e shejh Ibën Bazit (Allahu e mëshiroftë!).”

{Fetaua El Merati el Muslimeh}

 

[33] Shejh Mukbili (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Demokracia është kufër, prandaj çdo gjë që kundërshton Librin dhe Sunetin ajo është nën këmbët tona.”

{Fetaua El Merati el Muslimeh}

 

Përktheu: Xhabir SHEME
© all rights reserved

[1] E transmeton Jusufi në librin “El Kharaxh” me nr. 32, Ibën Shebbete në “Tarikhul Medineti” 2/12, Ibën Batah në “El Ibaneh” etj.

[2] Libri ndodhet i përkthyer në gjuhën shqipe i pajisur me komentin e dijetarëve shejh Salih el Feuzani, shejh Ahmed en Nexhmi dhe shejh Abdulaziz bin Abdullah er Raxhihi

[3] Kjo është fjalë e madhe dhe me vlerë, pjesa e parë e së cilës është prej fjalës së imam Shafiut (Allahu e mëshiroftë!): “Nëse shoh ndonjë person prej dijetarëve të hadithit më duket sikur shoh ndonjë person prej shokëve të të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).”

[4] E ka nxjerr Ed Daramiu në “Sunenin” e tij 1/58 me nr. 96, El Lalekai në “Sherhu Itikad" 1/94-95 me nr. 136-137 etj., nga Ez Zuhri se ka thënë: “Ka pasur prej dijetarëve tanë që kanë kaluar që thoshin: Të kapurit pas sunetit është shpëtim.”

[5] Shejhul islam, Ibën Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!) në “El Akidetu el Vesitijjeh” ka thënë: Prej bazave të pasuesve të sunetit dhe xhematit është; zemrat dhe gjuhët e tyre jatë të pastërta në lidhje me shokët e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Pastaj ai përmendi ajetin: “Edhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “O Zoti ynë, falna neve” kjo është pastëria e gjuhëve, “dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve!

[6] Është për qëllim Amër bin Ubejbi shejhu i mutezilëve.

[7] Është për qëllim personi i cili nuk është as mashkull dhe as femër (ka lindur i tillë)

[8] Kjo nuk është prej fjalëve të Daud bin Ebi Hindi. Shejh Ahmed bin Jahja en Nexhmi (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Kjo fjalë është e ekzagjeruar e ndoshta ai e ka marrë nga Teuratit.

[9] E ka nxjerr Bejhakiu në “Shubel Ijman” 7/64 me nr. 9482, El Lalekai në “Sherhu Itikad” 4/638 me nr. 1149, Ebu Abdurrahman es Sulemij në ‘Tabekatus Sufijeh’ fq. 9-10 me nr. 2 etj.

[10] E ka nxjerr Bejhakiu në “Shubel Ijman” 7/63-64 dhe prej rrugës së tij Ibën Asakir në “Historinë” e tij 48/398, El Lalekai në “Sherhu Itikad” 1/137 me nr. 262 dhe Ibën Batah në “Ibanetul Kubra” 441 dhe 451

[11] El Lalekai në “Sherhu Itikad” 1/138 me nr. 262, Ibën Batah në “Ibanetul Kubra” 440 etj.

[12] Ibën Batah në “Ibanetul Kubra” 493 etj.

[13] El Lalekai në “Sherhu Itikad” 1/138 me nr. 264 etj.

Shejh Salih el Feuzani (Allahu e ruajtë!) thotë: Fjala e Fudajl bin Ijad “Kush ulet me ndjekësin e bidatit ka për të trashëguar verbëri” d.m.th. verbëri në shikim dhe në zemër. 

[14]El Lalekai në “Sherhu Itikad” 4/ 638 me nr. 1149 etj. Shejh Feuzani (Allahu e ruajtë!) thotë: Fjala e Fudajl bin Ijad “Unë ha me një çifut dhe të krishter dhe nuk ha me një bidatçi”, sepse çifuti dhe i krishteri është i njohur se është prej një feje e cila e kundërshton fenë tonë, e është prej ehlul kitabi, kurse bidatçiu prentedon se është në islam, kurse çifuti dhe i krishteri nuk prentedojnë se janë në islam dhe ti e e di se ai është çifur apo i krishterë. Porse problemi qëndron tek ai që pretendonë se është në islam dhe ti i beson atij, ulesh me të, kurse ai të tërheq për në sherr dhe rreziku i tij është shumë më i madh sesa armiku i cili njihet për armiqësinë e tij.

Fjala e autorit “Dëshiroj që ndërmjet meje dhe ndjekësit të bidatit të jetë një mburojë (pengesë) prej hekuri” thotë: D.m.th. ndalohet përzierja me të (bidatçiun).

[15] Shih “El Hiljetul Eulija” 8/103 dhe “Telbis Iblis” 1/124 me nr. 50 etj.

[16] Kaseta me nr. 848

Hosting & Design: Albwebs.net Të gjitha te drejtat e rezervuara Ril-al.com 2010-2011.